Mjekësinë e duan të gjithë, regjistrohen nxënësit

Fakulteti i Mjekësisë është preferenca e parë, sigurisht e maturantëve që kanë mesatare të lartë. Këtë vit kanë aplikuar rreth 3000 maturantë gati 300 më shumë se një vit më parë. Duke qenë zgjedha e parë ka bërë që te mjekësia të kenë mbetur vetëm 60 vende të lira për fazën e dytë.

“Ka më pak regjistrime në farmaci dhe stomatologji për shkak se janë po të jetë që kanë aplikuar dhe për mjekësi dhe në këto degë”, shprehet Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Maturanti i fundit që përllogaritet fitues në mjekësi ka një mesatare 9.7 dhe mesatarja e atyre që konkurrojnë përllogaritët 40 % matura shtetërore 30 % i kanë lëndët biologji, fizikë dhe kimi që kanë lidhje direkt me degën dhe 30 % tre vitet të shkollës së mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 300 kuota pranimi në mjekësi 40 prej i tyre planifikohen për studente të trojeve shqiptare të cilët duan të ndjekin studimet në Universitet shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?