Mjekët ligjorë: 33-vjeçari shqiptar nuk u helmua, u vra

Bandiol Tusha është shqiptari i cili u gjet i pajetë në qelinë e tij në burgun e Korydallos-it në kryeqytetin grek, Athinë, më 28 janar 2019. Sot, mjekët ligjorë kanë konfirmuar se vdekja e tij nuk erdhi nga helmimi siç u pretendua, por ai u vra ose u mbyt me jastëk ose litar. Shqiptari po vuante dënimin në burgun famëkeq të Greqisë për veprën penale të trafikut të drogës. Ministria e Drejtësisë në Greqi nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?