Mjekët: Mos çoni dëm sakrificën, respektoni masat

Në ditën me numrin më të lartë të rasteve të reja, mjekët infeksionistë dhe Ministrja e Shëndetësisë i kanë bërë thirrje popullatës të vijojnë respektimin e masave dhe distancimit fizik. Ata theksojnë se mungesa e kujdesit nga ana e qytetarëve ka rritur jo vetëm të prekurit, por edhe shtrimet në shërbimin infektiv.

Mjekët kanë dhënë dhe lajmin e mirë se një pacient 71-vjeçar ka dalë nga intubimi. “Si shefe e shërbimit, duke qëndruar ditë dhe natë me pacientët, ju informoj se numri i personave është shtuar gjatë tre katër ditëve të fundit”, shprehet Najada Çomo, shefe e Infektivit.

“Njerëzit nuk duhet ta ulin vëmendjen ndaj përkujdesit ndaj vetes, të sjelljes. Të mos harrojmë normat e fituara gjatë vetëizolimit”, thotë Tritan Kalo.

SHKARKO APP