Mjekët: Po shkelet kontrata. Ministria: S’plotësojnë 40 orë pune

Ministria e Shëndetësisë ka zgjatur orarin e punës për personelin mjekësor në Qendrat Shëndetësore për turnin e dytë me gati një orë. Sipas këtij urdhri, Qendrat shëndetësore tanimë hapen në orën 07:30 dhe do të mbyllen në orën 20:50. Ndërkohë që më parë hapeshin në 07:30 dhe mbylleshin në orën 20:10.

Kjo kundërshtohet nga personeli mjekësor pasi sipas tyre u ndryshohet kontrata e punës në mes të vitit duke u shtuar një orë punë, e cila sipas tyre duhet t’u paguhet pasi është orë që i përket turnit të tretë të punës. Për këtë mjekët kanë bërë gati një peticion drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë pasi sipas tyre ky urdhër shkel Kodin e Punës. Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kjo është bërë pasi mjekët e qendrave shëndetësore nuk plotësojnë 40 orë punë në javë.

Kreu i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Petrit Frangu thotë se kjo zgjatje e orarit krijon shumë vështirësi për mjekët. “Kemi shqetësime pasi orari i punës në verë me të vërtetë në atë orar është ende ditë. Nuk kemi qendra shëndetësore vetëm në Tiranë. Jashtë Tirane kanë mungesë infrastrukture, nuk ka siguri për mjekun”, u shpreh Petrit Frangu, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë. /TCH/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?