Mjekët shqiptarë nisin punën në spitalin e Brescias, Manastirliu: Forca, jemi me ju
Veprimi human i Shqipërisë që dërgoi 30 mjekë në Itali, është vlerësuar dhe komentuar në të gjithë Italinë e jo vetëm. Këtë të hënë ata kanë nisur punën. 10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë ndodhen tashmë në spitalin e Brescias, ku i janë bashkuar stafit të bluzave të bardha të vendit fqinj, për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook, i ka uruar mjekëve sukses në këtë detyrë humane. “Krenaria jonë. 10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga COVID-19 në Itali. Forca, jemi me ju”.