Mjekja e “Shefqet Ndroqit” thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, numri i pacientëve në spital po rritet çdo ditë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon mesazhin e mjekës së spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani.

Kjo e fundit, referuar rasteve në rritje nga koronavirusi, iu bën thirrje qytetarëve të vendosin maskën, e të ruajnë distancimin social, për të mbrojtur jetën e tyre e të të gjithëve.

“Cdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Cdo ditë shikojmë shpërndarje të virusit. Cdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spital. Kërkojmë ndihmën tuaj, zbatoni rregullat, bëni kujdes, distancim social e për më tepër maskë. Nuk duam t’iu shikojmë në spital, e për më tepër në terapi intensive. Ndaj, mbani maskën, mbroni jetën tonë, tuaj e të të gjithëve ne”, thekson mjekja Alma Cani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?