Mjekja Muzina: Edhe 2/3 e popullatës të marrë virusin, nuk arrihet imuniteti i tufës

Në një lidhje Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, mjekja Rubina Muzina u shpreh se edhe sikur vetëm 2/3 e popullatës të infektohet, sërish nuk do të kemi në imunitet të tufës.

Rubina Muzina: Nëse ky virus do të ketë një mbrojte 75% dhe jo të gjithë do ta marrin, por vetëm 2/3, sërish nuk do të kemi në imunitet të tufës. Kur shkenca përballohet me një virus të ri nuk ka përgjigje dhe ka një efekt shumë të madh.

Muzina u shpreh shifrat e Covid-19 janë reale.

Rubina Muzina: Pas rihapjes jemi përballur me një rritje të numrit të të infektuarve. Numrat nuk gënjejnë. Ne jemi në një krizë shumë të madhe spitalore. Ne po shkojmë drejt një pylli që po digjet. Me gjurmimin e personave të kontaktit e kemi kaluar si fazë. Tani po vazhdojmë edhe te personat që nuk kanë simptoma. 

SHKARKO APP