Mjekja Pere arrogante me gazetarët: Po kush je ti ore…?!

Mjekja Alketa Ymeri Pere ka dhënë një prononcim sot para gazetarëve teksa po futej në Gjykatë për masën e sigurisë lidhur me skandalin në ‘Onkologjik’.

Ajo me tona të acaruar mjekja ka shpërthyer kundër mediave, teksa në një moment i është kthyer në mënyrë arrogante edhe gazetarit pasi ai i tha se “e ka shkarkuar ministrja”.

Gazetari: Ka një vendim se ju jeni shkarkuar nga detyra me një vendim të ministres?

Alketa Pere: Kush është e shkarkuar, nuk jam e shkarkuar!

Gazetari: Do të vazhdoni të shkoni në Onkologjik?

Alketa Pere: Patjetër që do të shkoj.

Gazetari: Ka një vendim që nuk jeni më pjesë e Onkologjikut!

Alketa Pere: Po kush je ti ore, ti s’je askushi!

Madje mjekja arrin deri aty sa bën “fajtor” gazetarët për publikimin e fotos së saj, ndërsa nuk flet për vjedhjen që u është bërë pacientëve dhe planet për pushime në “Maldive” apo “Tajlandë”, pikërisht me lekët e marra prej qytetarëve të sëmurë me kancer.

“Një minutë….një nga një pyetjet (bërtet mjekja). Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni nxjerrë fotot. Më interesojnë dhe ato fotot. Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik“, tha Alketa Ymeri Pere.

SHKARKO APP