Mjekja shqiptare e specializuar në Londër kthehet në Shqipëri për të shërbyer në Dibër
Por në kontrast me ankesat e këtyre studentëve të mjeksisë vjen një shembull nga Britania e Madhe, ku një shqiptare, nga Mirdita, specializohet me nota të shkëlqyera atje, por vendos të vijë në Atdhe për të shërbyer disa vite dhe më pas mund të kthehet prapë në Londër. Edhe mund të qëndronte në Angli pasi kishte oferta pune, por u kthye në Shqipëri.
Ajo quhet Marinela Biba. Sot punon në spitalin e Dibrës.
Një shkrim nga gazetari Gjergj Marku e përshkruan më mirë këtë mjeke që la Londrën për Shqipërinë.
Nga Gjergj Marku-
Doktoresha mirditase Marinela, pas studimeve të thelluara në Londer, kthehet për të shërbyer në spitalin e Dibrës!
Marinela Biba, është nga ato vajza mirditore të rralla për zellin e saj epik për t’u shkolluar maksimalisht në degen e vështirë të mjekësisë. Pasi ka mbaruar shkollen e lartë të Mjekesise, kryerjes se një stazhi si mjeke në zonen e vështirë të Fanit (Mirditë), ajo vazhdoi studimet e thelluara edhe në Londer për obsteter-gjinekologji, e ndërkohë tashme i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë se Shëndetësisë për të shërbyer në spitalin rajonal të Dibres së bashku me Dr. Juliana Shahu dhe Dr. Andriada Meta. Kësisoj tre mjeket e reja, i janë bashkuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Dibër, në tre shërbime të rëndësishme, kirurgji, obstetër-gjinekologji dhe anestezi-reanimacion, për të garantuar shërbime cilësore, të specializuara për qytetarët, afër vendbanimit.
Ipeshki i Dioqezes Mons. Gjergj Meta shkruan: “Doktoreshë Marinela Biba, ndër nismëtaret e shoqatës sē Mjekëve katolikë për Shqipërinë, është një krenari për Mirditën dhe me siguri do të shpalosë gjithë profesionalitetin dhe humanitetin e saj në shërbim të jetëve të reja dhe të grave në Dibër”