Mjeku: 90% të rasteve në vend janë asimptomatikë që nuk kërkojnë vëmendje apo analiza të tjera

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se PCR-ja është mjaft e rëndësishme për izolimin dhe kapjen e rasteve asimptomatikë.

Ilir Alimehmeti: PCR-ja është mjaft e rëndësishme për izolimin dhe kapjen e rasteve asimptomatikë. Por mjeku nuk bazohet vetëm te PCR, pasi kuron simptomat e pacientit.

Ne kemi 90% të rasteve në vend janë asimptomatikë që nuk kërkojnë vëmendje apo trajtim e analiza të tjera. Pjesa tjetër kërkon trajtim dhe gjurmim pasi shfaqin simptoma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?