Mjeku Alimehmeti jep diagnozën për politikanët: Rama i vetizoluar. Berisha kërkon të bëjë një hapje
Mjeku Ilir Alimehmeti, një nga kandidaturat më potenciale për Primaret e Tiranës që të jetë ai kandidati i PD-së për kryetar i Bashkisë për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka nisur analizimin e kundërshtarëve socialistë, duke i gjetur edhe “sëmundjet” si mjek që është. Në një intervistë për emisionin “Abc e pasdites”, Ilir Alimehmeti i bëri diagnozën të gjithëve.
Edi Rama: Vuan nga vetizolimi. Duke e parë veten jo pjesë të komunitetit po të izoluar për lart, pra dikush lart është shumë poshtë, situata e tij zgjidhet brenda personit. Është një gjendje nëse personi nuk është në gjendje ta pranoj, është i vet shkaktuar, duhet të shohi brenda. Të bëj një introspeksion, ne duhet të punojmë për njëri-tjetrin, jo nga lart-poshtë”.
Sali Berisha: Po kërkon të bëjë një hapje, kupton që ka një situatë ku ka një ngushtim situatash, emrash të rinj. Ky është shërimi që kërkon Berisha.
Ilir Meta: Ka arritur gjithë nivelet, kulmet, çdo post që është i mundur. Duhet të quhet i vetpërmbushur, madje që në moshë shumë të re, është nga rekordet. Ndoshta e vetmja gjë që është, është logjika, se njeriu kur arrin gjithçka nuk ka një objektiv më lart.
Belind Këlliçi: Është një djalë i ri, i shkëlqyer që ka dhënë kontribut, por duhet që në një moment mentorët të qëndrojnë për një çast më lart që fidani të rritet në hapësirën e tij. Ka nevojë për pak hapësirë, të krijoj atë unin e tij sepse i ka të gjitha mundësitë që të ketë linjën e vet.
Erion Veliaj: Askush nuk e ka aftësinë e kudondodhjes, qeniet hyjnore, librat e shenjtë, njerëzit e thjeshtë, të vdekshmit e thjeshtë duhet të jenë sa më të thjesht përpara Zotit, të bëjnë punën e tyre sepse janë zgjedhur për këtë, jo për të mbjell fidanë apo vendosur gurë.