Mjeku Alimehmeti: Situata epidemiologjike, në favor të lehtësimit të masave
Sipas mjekut Ilir Alimehmeti situata epidemiologjike është në favor të lehtësimit të masave. Në një intervistë për RTV Ora në edicionin e lajmeve, Alimehmeti mori rastin e Tiranës, ku edhe pse ka një numër të madh popullsie, rastet me koronavirus janë të kufizuara.
Ilir Alimehmeti: Situata nga pikëpamja epidemiologjike e rasteve, ne në fakt shohim më shumë rastet e rënda dhe vdekshmërinë sepse është indikatori më i mirë që kemi është në favor të lehtësimit të masave. Ne mund të shohim që pavarësisht kësaj dyndjes, numri i rasteve të reja mbetet i kufizuar për Tiranën. Tirana ka afro 1 mln banorë dhe këto shifra që po xhirojnë dhe për faktin që këto janë kontakte të personave të sëmurë jep lajme të mira në këtë drejtim.
Mjeku nuk e përjashton një skenar si Kruja, në rastet kur ka grumbullime të mëdha njerëzish.
Ilir Alimehmeti: Kjo është gjithmonë e mundur, sepse virusi nuk është zhdukur. Në zona komunitare të forta ky virus mund të shfaqet. Pra aty ku ka një grumbullim të madh personash virusi shfaqet. Në grumbullimet mbi 50 veta dhe ambiente të mbyllura virusi mund të shfaqet. Ndërsa grumbullimi më i vogël, 5-10 veta është një mundësi më e vogël për shfaqjen e virusit. Ndërsa nën 5 veta mundësia është fare minimale.
Sipas mjekut gjurmimi epidemiologjik ka dhënë shifra të mira, sepse rastet pozitivë në testet që janë bërë është më pak se 10%. Por megjithatë ai tha se duhen bërë më shumë testime.