Mjeku Ardian Jorgji: Të gjithë të prekur nga Covid, kam parë 14-15 vjeçarë që skanerët e tyre të trembin

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Ardian Jorgji u shpreh se ka parë 14-15 vjeçarë që skanerët dhe radiografitë e tyre të trembin.

Ai shtoi se të gjitha moshat janë të prekura nga koronavirusi.

Ardian Jorgji: Kam parë 14-15 vjeçarë që skanerët dhe radiografitë e tyre të trembin.

Të gjitha moshat janë të prekura nga koronavirusi.

Deri në verë duhet të jemi shumë vigjilentë, muajt në vijim janë më të vështirët.

Jorgji u shpreh se ai që vaksinohet mund të riinfektohen madje edhe mund të infektojë.

Ai shtoi sevaksinat ruse dhe kineze funksionojnë me leje vendore, në Bashkimin Evropian nuk lejohet të përdoret.

Ardian Jorgji: Covidi shërohet, nuk shkakton probleme afatgjata në mushkri. Ai që vaksinohet mund të riinfektohen madje edhe mund të infektojë.

Vaksinat ruse dhe kineze funksionojnë me leje vendore, në Bashkimin Evropian nuk lejohet të përdoret. Pfizer duhet të ruhet deri në -70 gradë. Johnson Johnson mund të jetë efektive në një dozë, pritet të dalë në shkurt.

SHKARKO APP