Mjeku Dasho: Sigurinë e vaksinës nuk e garantojnë politikanët
Mjeku Erion Dasho, thotë se nuk është dakord sesi po zhvillohet procesi i vaksinimit. Për të qeveria duhet të kishte marrë shembullin e qeverisë serbe dhe të niste furnizimin e vaksinave më parë. Sigurinë e vaksinës mund ta garantojnë vetëm eskpertët dhe jo politikanët.
”Unë nuk mund të jem dakord se si është organizuar fushata në Shqipëri, ka një sërë gabimesh shumë të rënda. Janë në sërë mesazhesh kontradiktore. Qeveria të merrte shembullin e qeverisë serbe, nuk po themi që të shkonte me lartë. Serbia arriti të garantonte një furnizim të qëndrueshëm me vaksina dhe të përgatiste mjedisin e nevojshëm që fushata të kryehej me sukses. Në dhjetor ishte e pamundur të siguronin me çmime të lira, vaksina të sigurta. Unë do të stopoj pak sepse unë nuk jam personi i diuhur për të pyetur, ka epideomolog që merret me këtë çëshjtje. Në Brazil 50%, në Turqi 65% në Indonezi 80% , kë shifër duhet të besojnë. Vaksina nuk mund të blihet në mënyrë të ndërmjetshme sepse nuk garantohet siguria e vaksinës. Vaksinën as nuk ka certefikuar në FDA dhe EMA. Në këtë kushte nevojitet një komunikim në nivel socialistësh dhe jo në nivel politikanësh. Sigurinë e vaksinës e garantojnë ekspertët dhe jo politikanët”.
Dasho ka thënë ndër të tjera se qeveria e vendit tonë nuk ka marrë masat e duhura për parandalimin e Covid-19, pasi sipas tij kafet dhe restorantet janë vatra të Covid-19.
”Qeveria nuk ka marrë asnjë masë deri tani, ndalimi qarkullimi pas orës 20:00, nuk është një masë e pakuptimtë. Ne nuk kemi asnjë masë në Shqipëri, kemi klubet dhe restorantet hapur, që janë vatra të Covid-19. Vetëm një Komitet dhe një qeveri e papërgjegjshme mund të identifikojë vatrën dhe mos të marrë masa”.