Mjeku Dritan Kalo merr dozën e tretë të vaksinës anti-covid: Mos hezitoni

Mjeku Tritan Kalo sot ka marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Kalo i bën apel qytetarëve, ku thotë se duhet të ndërgjegjësohen dhe të përdorin çdo mjet për tu mbrojtur nga Covid-19.

Mjeku i njohur thekson se vetëndërgjegjësimi mbetet thelbi i ruajtjes së shëndetit të çdo individi dhe vetë shoqërisë në çdo kohë e rrethanë. Po ashtu ai shton se askush nuk duhet të hezitojë të marrë vaksinën duke ironizuar ata që bëjnë thirrje kundër saj.

Sot nisi vaksinimi me dozën e tretë për kategorinë e mjekëve. Procesin e vaksinimit në ”Air Albania” e ndoqi nga afër ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Arben Gjata u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?