Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 06:39 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”! Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, u paraqit publikisht si një mbledhje për organizimin e partisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjeku Erion Dasho: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë

Aktualitet E enjte, 8 Tetor 2020 10:14
Mjeku Erion Dasho: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho në një status në facebook thotë se 80% deri 85% e pacientëve me COVID shërohen vetë, ndërsa shton se “Detyra e mjekut të mirë të familjes është t’i monitorojë me kujdes, të mos u japë medikamente të panevojshme dhe t’u rekomandojë shtrimin në spital kur kanë komplikacione”.

Dasho sjell në vëmendje se nga 1 korriku kur rastet me COVID nisën të rriteshin ndjeshëm dhe deri më sot, dy spitalet COVID kanë trajtuar midis 400 dhe 600 pacientë.

“Në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 340 persona duke e bërë vdekshmërinë reanimatore nga COVID ndër më të lartat në botë”, thekson ai.

Postimi

Edhe njëherë për ata që nuk janë sqaruar akoma!

80% deri 85% e pacientëve me COVID shërohen vetë. Detyra e mjekut të mirë të familjes është t’i monitorojë me kujdes, të mos u japë medikamente të panevojshme dhe t’u rekomandojë shtrimin në spital kur kanë komplikacione.

Nga 15% e pacientëve që përfundojnë në spital, pjesa më e madhe kanë nevojë për trajtim të komplikacioneve kryesisht me antibiotikë dhe antikoagulantë. Pothuajse të gjithëve u nevojitet oksigjen në sasi dhe presione të ndryshme. Me menaxhim të mirë edhe këta pacientë në pjesën dërrmuese shërohen. Atyre u nevojiten mjekë që zbatojnë protokollet dhe i monitorojnë. Jo heronj! As supermenë!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndonjë koleg patetik që akoma del me maska dhe skafandra për të tërhequr vëmendjen, thjesht është ca muaj i vonuar. Këto skena kishin kuptim në shkurt dhe në mars, në Wuhan, Lombardi dhe New York. Jo në Tiranë në shtator!!!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fatkeqësisht, për shkak të moshës dhe të sëmundjeve bashkëshoqëruese, si dhe në një numër të vogël rastesh për arsye ende të paqarta, një pjesë e pacientëve komplikohen dhe kanë nevojë për kujdes intensiv.
Këtu hyn në lojë teknologjia, shkenca dhe heroizmi.

Mund t'ju interesojë

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Para 2 orësh
Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Para 2 orësh
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 2 orësh

Së pari, këta pacientë nuk kanë nevojë për mure të lyer dhe oborre spitalesh me bar, por për pajisje serioze. Nga ato pajisje që duhen blerë rregullisht dhe jo kur bie pandemia.

Së dyti, këta pacientë kanë nevojë për mjekë, infermierë dhe terapistë respiratorë me njohuri dhe aftësi bashkëkohorë dhe jo për protagonistë facebooku dhe instagrami.

Së fundi, në këta pacientë shpesh ka nevojë të improvizohet, në këta pacientë minuta bën diferencën midis jetës dhe vdekjes, në këta pacientë jo rrallë

të shpëton intuita dhe jo protokolli.

Nga 1 korriku kur rastet me COVID nisën të rriteshin ndjeshëm dhe deri më sot, dy spitalet COVID kanë trajtuar midis 400 dhe 600 pacientë të tillë. Shifra e saktë është mbajtur sekret nga ministria dhe këto vlera janë përllogaritur bazuar mbi ato pak informacione që raportohen.
Në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 340 persona duke e bërë vdekshmërinë reanimatore nga COVID ndër më të lartat në botë.

Çdo vend i përgjegjshëm, çdo komitet i përgjegjshëm, çdo ministri e përgjegjshme analizon të dhënat me qëllim që të kuptojë ku vepron mirë dhe ku gabon. Kjo jo për të ndëshkuar, por për të përmirësuar cilësinë e kujdesit në javët dhe muajt që do të vijnë. Ky quhet përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe është një nga shtyllat e mjeksisë moderne.

Për të gjithë këto arsye, ministria bën mirë të harrojë propagandën dhe kolegët të harrojnë patetizmat për t’ju përveshur punëve.
Shqiptarët i pret një dimër i vështirë. Shumë jetë do të kenë nevojë të shpëtohen…

Etiketat e lidhura

COVIDdimër i vështirëErion Dasho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 1 ore

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 2 orësh

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 2 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 11 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 15 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 10 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 14 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.