Mjeku Gecaj u jep përgjigje kritikave: Mjekët e Familjes më të ekspozuarit ndaj të infektuarve

Mhill Gecaj, mjek në shërbimin shëndetësor parësor, garanton qytetarët se si gjithë Sistemi Shendetësor në këtë kohë të vështirë që po kalon vendi, edhe armata e mjekëve të familjes dhe specialistëve në sistemin shëndetësor parësor është në po të njëjtin nivel dhe detyrë.

Teksa i referohet një shkrimi në media ku në fokus të tij është shërbimi i Mjekës të Familjes, mjeku Gecaj shprehet se Mjekët e Familjes dhe specialistët ne sistemin Parësor gjithë këtë kohë kanë qenë më të rrezikuarit dhe vazhdojnë të jenë, pasi nuk kanë ditur se me kë kanë të bëjnë, kush ka udhëtuar jashtë vendit, kush ka pritur të afërm të ardhur nga vendet e prekura, apo kush ka patur kontakt me të sëmurë të cilët mund të mos kenë pasur asnjë simptomë të tillë në lidhje me Covid 19, por mund të kenë qenë të prekur.

Reagimi i plotë i mjekut Mhill Gecaj:

Duke lexuar nje shkrim të nje gazetari ku u drejtohet Mjekve te Familjes me Titull:

– Kapni telefonat.!

Du te sqaroj gazetarin ne fjale, por dhe të gjithë kush eshtë i interesuar:

Se si gjithë Sistemi Shendetësor ne kete kohe te veshtire qe po kalon vendi edhe armata e mjekve te familjes dhe specialistëve ne sistemin shëndetësor parësor eshte ne po te njejtin nivel dhe detyrë.

Mjekët e Familjes dhe specialistët ne sistemin Parësor gjithë ketë kohe kane qenë më te rrezikuarit dhe vazhdojne te jenë pasi nuk kan ditur se me kë kane të bejne, kush ka udhetuar jashte vendit, kush ka prit të afërm te ardhur nga vendet e prekura, apo kush ka patur kontakt me të semure te cilet mund te mos kenë pasur asnje simptomë te tille ne lidhje me Covid 19, por mund të kenë qene te prekur.

Kjo ndryshe nga kologet tane ne spitalet te cilet pothuajse ju shkojne të diagnostikuar dhe dinë se si te mbrohen.! -Pra jane mjeket dhe specialistët e shërbimit shëndetësor parësor qe kane qene jo vetem ne krye te detyres por te ekspozuar ndaj këtij rreziku dhe ketij armiku te padukshem, dhe totalisht te pambrojtur, ne rastin me te mire duke siguruar vete ndonje mjet mbrojtjeje. si maska apo doreza.

Qysh nga konfirmimi i pare me Covid19 ne Shqiperi e deri ne marrjen e masave Shternguese nga Qeveria, ishin dhe jane po keta mjek ne gjithe vendin qe kane vizituar dhe kontaktuar me qindra e mijra raste, qe kane prit dhe presin çdo dite te semure te kategorive e moshave te ndryshme.

Po, jane po keta heronj hyjnore dhe te papaguar me rroga qesharake, edhe te perçmuar, anatemuar, te perfolur pa asnje te drejte qe kanë mbajte peshen ne kete sherbim shume te rëndësishem siç eshte Sistemi Parësor nga Konispoli ne Vermosh.

Menjehere pas urdherit dhe udhezimeve te Ministrise Shendetësise, Fondit te Sigurimeve Shendetësore, po keta mjek kane filluar nje qasje tjeter tashme ne dhenjen e sherbimit dhe sidomos te ilaçeve të rimburësueshme, duke i telefonuar te gjithe pacientet, vete mjeku, me parat e veta, duke i pyetur, duke ju dhene kodet e ilaçeve, duke ju shkuar edhe ne banese dhe kete e them me pergjegjesi te plote.

Po , kjo ndodh çdo dite, plus vizitat te ndryshme qe nuk kane te bejne me Covid 19 sepse kemi te bejme me lloj lloj rastesh dhe diagnozash të cilet dhe mund te jene te infektuar, kete e bejme sepse ky eshte profesioni jone te cilin kemi zgjedhur dhe jemi betuar, dhe do ta bejme sa te kemi mundesi dhe njohori.

Sejcili nga mjeket ka familje, femije, prinder, bashkëshortë apo bashkëshorte dhe i kemi lene ne shtepi per të ju Shërbyer te tjerve, ky eshtë misioni yne.!

Eshte shume e thjeshte te anatemosh apo te hedhesh ndonje fjale apo edhe balte mbi bluzat e bardha, nga karriga apo kolltuku, ku te ndenjurat i ke te ngrohta dhe te flasesh apo shkruash per keta heronj hyjnore.

Pa hajde njehere e kape stetoskopin vishe bluzen, dorezën, vizitoje, shoqeroje, ndihmoje ekzaminoje nje te semure ti te dyshuar apo jo, ne kete kohe te veshtire ky çdo njeri mund te jete i infektuar dhe pastaj shkruajj!

Te gjitha qendrat Shendetësore tashme i kanë afishuar nr e tel te të gjithë mjekëve te familjes dhe specialistëve, kjo per ndonje pacient i cili nuk e disponon numrin e mjekut!

Pra jane po keta mjek qe japin sherbim ne gjithe territorin e Republikes Shqiperise edhe pse ne kushte aspak te favorshme dhe pa mjetet e duhura, te cilat nuk mund te krahsohen me ato te vendeve te tjera te Bashkimit Europian dhe me pagesa qesharake.

Respekt per gjithe Bluzat e bardha dhe gjithë personelin Shëndëtësor Parësor dhe Spitalor ne keto dite te veshtira per mbare kombin, per punen dhe sakrificen qe sot po beni per shpetimin e jetëve dhe shpresën per te ardhmen.!

Te gjithë bashke mund dhe do të ja dalim

Mhill Gecaj

SHKARKO APP