Mjeku Gjata: Frika nga Covid-19, pacientët refuzojnë të operohen
Për shkak të situatës të krijuar nga Covid-19, në QSUT kryhen rreth 7-8 operacione të planifikuara në ditë. Shefi shërbimit në kirurgjinë e përgjithshme, Arben Gjata tregon se spitali i është përshtatur masave anti-covid ndaj dhe numri i shtretërve për pacientët është i reduktuar. Për shkak të frikës së infektimit nga virusi, ka pacientë që refuzojnë të operohen.
”Natyrisht që ka pacientë që kanë frikë të operohen jo vetëm në spitalet publike po dhe në ato private. Bëhet fjalë për pacientë që kanë përgjithësisht patologji që presin pra janë operacione të planifikuara pra një teroide që mund të presi mund të operohet dhe pas 6 muajsh duke ndenjur me mjekim. Dhe ne nuk është se i nxisim që pacientët që kanë patologji që mund të presin të operohen në periudhë covidi sepse risku natyrisht është dhe i prekjes nga Covid-19”,- u shpreh Gjata.
Mjeku është dhe pjesë e Task Forcës për burimet njerëzore gjatë periudhë së Covid-19. Ai tregon se është shtuar numri i punonjësve në QSUT, sepse do jenë pikërisht bluzat e bardha nga ky spital që do të shërbejnë në dy spitalet e tjera Covid.