Mjeku i dhunuar: Kërkova të blinin ilaçe se s’kishte në spital

Mjeku i urgjencës në spitalin e Durrësit i cili u godit nga të afërmit e një pacienti tregon ngjarjen.

Në një prononcim për 'Ora News' mjeku Anton Ndoj thotë se pacientit , të atit të Adriatik Hoxhës po i jepej ndihma për gati 2 orë dhe ishte kërkuar blerja e kateterit pasi spitali nuk e dispononte. Ai i bën thirrje për më shumë mbrojtje për bluzat e bardha.

“U dhunova nga një person që nuk e njihja. Pacienti prej 2 orësh qëndronte nën kujdesin e mjekëve. Ai erdhi me hemoragji makroskopike, iu dha e gjithë ndihma e duhur. Blerja e kateterit iu kërkua të blihet nga familjarët pasi spitali nuk e dispononte. Nuk e kuptova pse u sulmova. Kam dëmtime në krah. Kërkojmë më shumë siguri pasi jeta e mjekëve është në rrezik”, shprehet ai.

 

SHKARKO APP