Mjeku i njohur Arben Ivanaj me ekipin e tij realizon për herë të parë autotransplantin e palcës së kockave

Për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në repartin e Hematologjisë, është kryer autotransplanti i palcës së kockave.

Lajmin e ka shpërndarë shefi i shërbimit të Hematologjisë në QSUT, Arben Ivanaj, i cili ka falënderuar publikisht pacienten si dhe të gjithë kolegët që asistuan këtë ndërhyrje komplekse.

“Realizohet për herë të parë në Shqipëri autotransplanti i palces së kockave (autologous stem cell transplant) në Sherbimin e Hemalogjise QSUT “Nënë Tereza” (ndonëse me vonesë në raport me vendet e tjera). Falenderimet e para shkojnë për të sëmuren dhe familjet e saj. Mirënjohje bashkepunetorëve, dr Anila Dukaj, dr. Valentina Semanaj, dr Teuta Dedej”- shkruan mjeku i njohur Arben Ivanaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me tej mjeku i njohur dhe shef i shërbimit të hemotologjisë shton se falenderon edhe Dr. Lordi si dhe stafin infermirorë, Anila, kryeinfermiere, infermieret, Irma, Adelina, Lindita, Bledi, Erjona, Bukuria, Qania etc. Falenderim i veçante specializanteve, Dionisa, Marisa, Borana, Maria, Ada, Miga, Kleanthi, dr. Nora.”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ishte këmbëngulja titanike e mjekut të njohur Ivanaj që solli këtë revolucion në mjeksinë shqiptare. Në statusin e tij në facebook ai ka marrë qindra falenderime. Ndër ta është dhe mjeku Llesh Rroku që shkruan: “Bravo prof. Arbeni.

Këmbëngulja juaj prej 15 vitesh pavarsisht pengesave të shumta u mposht me vullnetin e pashoq për mos më u tërheqë për asnjë moment. Asnjëherë nuk i kam venë në dyshim aftësitë tuaj profesionale. Kjo na bënë të gjithëve krenar.Këto janë arritje që të fusin në Europë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?