Mjeku Ilir Alimehmeti publikon studimin: Adoleshentët kanë risk të ulët, djemtë rrezikojnë pas vaksinimit …

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka thënë se fëmijët dhe adoleshentët kanë risk shumë të ulët pasojash nga COVID-19. Një nga risqet e vërejtura nga infektimi i fëmijëve me virusin, është inflamacioni i muskulit të zemrës.

Duke iu referuar një studimi të Universitetit të Kalifornisë, mjeku ka thënë se rreziku te fëmijët e shëndetshëm pas vaksinimit është më i madh se ata që e kalojnë Covid-19 në mënyrë natyrale.

Postimi i plotë i mjekut:

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo gjë në jetë ka risqe dhe ajo çka duhet të mësosh është si të lundrosh mes tyre.”

Cit.: Reid Hoffman

Fatmirësisht fëmijët dhe adoleshentët kanë risk shumë të ulët nga COVID-19 miqtë e mi!

Risku nuk është zero, por e dimë që është shumë i ulët.

Është krejt e logjikshme që vaksinimi i adoleshentëve DUHET të demonstrojë që ka risk akoma më të ulët se sa vetë sëmundja! Një nga risqet e vërejtura qartë ishte miokarditi (inflamacioni i muskulit të zemrës).

Kjo vërejtje është e thjeshtë pasi bie në sy qartë dhe ndodh brenda ditëve të para pas vaksinimit! Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, në një prepublikim të datës 8 shtator 2021, kanë studiuar në nivel kombëtar pikërisht: riskun për shtrimin në spital nga miokarditi pas vaksinimit me Pfizer, dhe riskun për shtrimin në spital nga vetë COVID-19.

Rezultati:

Për vajzat 12-17 vjeçe fatmirësisht risku i miokarditit nuk tejkalon riskun e pritshëm!

Por, te meshkujt është krejt histori tjetër! Në krahasim me shtrimin në spital nga vetë COVID-19:

3.7 – 6.1 fish më i lartë është risku pas vaksinimit të 12-15 vjeçarëve të shëndetshëm,

2.1 – 3.5 fish më i lartë është risku pas vaksinimit të 16-17 vjeçarëve të shëndetshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Risku për shtrim në spital gjatë 120 ditëve pas infektimit nga COVID-19 është:

44.4 / milion te adoleshentët e shëndetshëm, dhe

210.5 / milion te adoleshentët me të paktën një sëmundje bashkëshoqëruese.

Risku për shtrim në spital pas vaksinimit me dy doza është:

162.2 / milion te 12-15 vjeçarët e shëndetshëm,

94.0 / milion te 16-17 vjeçarët e shëndetshëm.

Në Figurën e parë (Figura 7 në tekstin origjinal) tregohet qartë se:

Për adoleshentët e shëndetshëm, risku është më i madh se sa përfitimi, pavarësisht nga situata epidemiologjike!

Për adoleshentët me të paktën 1 sëmundje, risku balancohet nga përfitimi, në rastet e prevalencës së lartë dhe të moderuar të COVID-19, por jo në rastet me prevalencë të ulët!

Një kufizim i pranuar nga vetë autorët është se:

“…nuk ishim në gjendje të shtresëzonim risqet e shtrimit në spital për fëmijët që e kanë kaluar apo nuk e kanë kaluar sëmundjen.”, pra duke pranuar se ky është një element kyç i vlerësimit.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "325 Low Disease Prevalence (k5/mill. population weekly prevalence; July 24, 2021: 4/mill pop) Moderate Disease Prevalence (5-15/mill. population weekly prevalence August 2021: 15/mill pop) High Disease Prevalence (>15/mill. population weekly prevalence; January 2021: 21/mill pop) 300 275 294.7 w 225 Vaccine-associated risk 250 per 200 boys ages 12-15 wawn 175 (162.2/million) 210.5 150 Vaccine-associated risk 125 boys ages 16-17 100 (94.0/million) 75 176.8 50 62.2 44.4 25 126.3 11.8 0 56.1 37.3 26.7 7.1 No comorbidities 33.6 No comorbidities, adj for 40% incidental COVID- test 21 comorbidity 21 comorbidity, adj 40% incidental COVID- 19 test"

Përfundimet e autorëve:

Për djemtë pa sëmundje të tjera, shanset për evente kardiake ose shtrim në spital për evente kardiake pas dozës së dytë të vaksinës me mRNA janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se sa risku 120-ditor i shtrimit në spital nga COVID-19, edhe në periudhat me prevalencën më të lartë të sëmundjes.

Efektet afatgjata të këtij inflamacioni kardiak nga vaksina nuk janë ende të njohura plotësisht dhe duhet të vazhdojnë studimet e tij.

Në kuadrin e mandateve të vaksinimit pediatrik, SHBA mund: të konsiderojë mbledhjen e të dhënave mbi kalimin e infeksionit natyror në këtë grupmoshë;

të ndjekë shembujt e Gjermanisë, Suedisë, Norvegjisë dhe të OBSH-së që kanë ndaluar rekomandimin përfundimtar të vaksinimit te fëmijët me risk të ulët ndaj COVID-19.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Expected Risk-Adjusted 120-dav Cumulative COVID-19 Hospitalizations per Million Low, Moderate, and High Weekly Prevalence Low: 4/mill weekly, 68/mill 120-day (Wk ending 7/24/21)* Vaccine-Associated Myocarditis post dose (boys only) Moderate: 15/mill weekly, 255/mill 120-day Wkending 8/21/21)* High: 21/mill weekly, 357/mill 120-day (Wk ending 1/9/21)* None 11.8 44.4 of Mumtr calpe admissions of 40% Adj Adjfor incidental Hoeg, et 62.2 7.1 CDC Estimate At least 26.7 56.1 37.3 Adj for incidental admissions of 40% 210.5 94.0-162.2 33.6 Matred 294.7 66.7 126.3 176.8 *Rangeis940ages617)to162.2/age1-15)."

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?