Mjeku infeksionist uron Kurban Bajramin nga Covid 1
Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Kalo ka publikuar një foto së bashku me infermierët, Arjanin dhe Albinën nga Covid1, ndërsa i uron të gjithë qytetarëve paqe, begati e mirësi.
“Kohë kovidiane…. 20.07.2021…..Së bashku me Albinën dhe Arjanin, si dhe me të gjithë ekipin e mantel bardhëve, infermierëve e sanitareve të turnit të parë ju përshëndesim dhe ju urojmë nga Covid-1/ Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT: “Gëzuar Kurban Bajramin!”….
Paqja, dashuria, begatia, mirëkuptimi e mirëbesimi qofshin përherë të pranishëm në mendjet dhe në zemrat tona…. Bajram e Pashkë kurdoherë i kemi pasur dhe i kemi festuar së bashku, sepse jemi të gjithë bija e bijë të nënlokes Shqipëri….. together forever”, shkruan Kalo.