Mjeku Kalo: Katër masat kryesore më të efektshme në vetshërimin nga COVID-19

Nga Prof. Tritan Kalo (shënim në profilin e tij në Fb).

Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shenja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojshme një konsultë mjekësore.

Vetizolimi, distancimi social, higjiena vetjake dhe kolektive, ajrimi i mjedisit ku jetojmë, ushqimi sa më i variueshëm e rehidrimi i mjaftë, janë treguar më se të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmetimit po ashtu edhe në vetshërimin e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale.

Vetëm një pjesë e tyre mundet të marrin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore. Skema e këtij mjekimi nuk është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19.
Në ndihmë ne na vijnë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, por edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti.

Antibiotikët, antibakterialët nuk janë karamele që po përdoren në shumicë ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet. Janë antibakterialë dhe jo antiviralë.

Të mos harrojmë se Anti-bios = Kundër Jetës.

Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbërritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike.

Nëse nukujanë të domosdoshme, përse po përshkruhen ato?! ME Durim dhe besim reciprok ne së bashku do t’ia dalim mbanë.

SHKARKO APP