Mjeku Mhill Gecaj: Hashashi mbillet rrotull Tiranës, vizitoj të sëmurë

Drogë kudo. Edhe në Tiranë. Mjeku i poliklinikës së Kamzës, Mhill Gecaj bëhet i pari që rrëfen efektet në shëndetin e atyre që punojnë në kultivimin dhe pastrimin e kanabisit. Mjeku që njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Lidhja Demokristiane Shqiptare thotë se lënda narkotike shkakton efekte anësore te njerëzit ku ndër më e përhapura është alaergjia.

Sipas tij arat me hashash gjenden 3 km nga qendra e Tiranës. Bile në zonat përrreth Tiranës, andej nga zona përtej Dajtit, është në sasi të mëdha.

“Para dy ditësh me vjen një paciente me një “dermatit alergjik”! Duke e pyetur për sëmundjen në anamneze e sipër më thotë “punoj në lule”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë lulesh i thashë?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po në lule o doktor në lule a bar si thonë, si gjithë të tjerët” – tha nga 12 orë. Për të nxjerrë bukën e gojës!”

T’ju them të drejtën në fillim nuk e kuptova!

“Po në përpunim të hashashit o doktor’ – tha!

Dhe kjo nuk punonte larg jo, në territorin e Bashkisë Tiranë, se mos kujtoni larg në Shëngjergj apo diku larg, jo jo afër 3 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës. Imagjinoni që ky popull e shikon të ardhmen e punësimit veç tek kanabisi e droga! Në vend të punishteve të frutave të prodhimeve bujqësore e blegtorale tek fabrikat apo resortet turistike etj etj!” – shkruan doktori. Mhill Gecaj njeh shumë prej të tyre që vizitohen tek ai.

mjeku-dora

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?