Mjeku Petrit Vargu: Të bëhen rapid test për të gjurmuar të infektuarit me koronavirus

Mjeku Petrit Vargu i propozon ministrisë së Shëndetësisë gjurmimin  dhe individualizimin e personave me koronavirus.

Në një intervistë telefonike për Ora News, Vargu thotë kufijtë duhej të ishin mbyllur më shpejt. Kjo ishte faza e pare.

 “Duhet të kishim frenuar shumë më shpejt hyrjet dhe daljet. Kjo do ta bënte që koronavirusi të hynte më avash dhe të jepte kohën strukturave të merrnin masat e duhura. Në fazën e dytë duhet  patjetër të bëjmë individualizimin e personave që kanë koroinavirusin. Epidemiologët duhet të gjurmojnë kontaktet.

Faza e dyte, gjurmimi dhe rapid test

Vendet si Kina kanë bërë dhe filmime deri me celular . Unë nuk them kështu se nuk  kemi resurse por të arrijmë në një nivel të përafërt me gjurmimin e rasteve, të të gjithë kontakteve që kanë.

Vargu ngre alarmin dhe për zonat veriore dhe jugore dhe propozon rapid test

“Zonat veriore dhe jugore janë më pak të mobilizuara se Tirana dhe Durrësi. Unë jam totalisht i bindur në nuhatjen time prej mjeku që edhe në ata zona ka njerëz me koronavirus dhe ato zona duhet të jenë në alert total si Tirana dhe Durrësi.

Të futet në lojë një mënyrë tjetër organizimi përmes testeve të shpejta të gjurmojmë si gjurmohet shtazania.Në mënyrë urgjente duhet që dhe mjekët të mbrohen, sepse pa dashje bëhen burim të infeksioneve. Testet pa tjetër të bëhen për të gjithë mjekët.”

Faza e tretë

Mjeku Vargu i sugjeron ministres së Shëndetësisë të marrë të gjitha masat që e gjithë flota që është pranë shendetëisë të kenë të gjitha pajisjet e duhura.

“Nuk është e pranueshme që spitale si e Kuçovës apo e Lezhës të kenë radiologjinë e prishur. Nuk është e logjikshme që firmat farmaceutike dhe gjithcka që punon sot në shëndetësi të kenë vonesa në pagesa.”

Mjeku Petrit Vargu: Të bëhen rapid test për të gjurmuar të infektuarit me koronavirus

SHKARKO APP