Mjeku pneumolog: “Shefqet Ndroqi” t’i kthehet normalitetit, pas pandemisë do kemi mbingarkesë
Mjeku pneumolog Ajran Mezini ka deklaruar në një intervistë për Abc News se ulja e numrit të infektuarve në vendin tonë është një tregues se pandemia po shkon drejt fundit.
Mezini tha se që nga koha që spitali “Shefqet Ndroqi”, u kthye në Covid, janë mbyllur të gjitha repartet e tjera të shërbimit, si dhe është punuar me staf të reduktuar.
Kjo tha Mezini, ka bërë që shumë pacientë të prekur nga sëmundje të tjera të mos i drejtohen spitaleve, duke theksuar se tashmë që në këtë spital të specializuar për sëmundje të veçanta pulmonare ka pak pacientë, të kthehet në gjendje normale, për t’i transferuar të shtruarit tek Infektivi.