Mjeku sfidon qeverinë: Bëni një ditë 2000 teste dhe më pas …

Mjeku Petrit Vargu thotë se nuk i besoj shifrave të publikuara nga qeveria për koronavirusin. Në një lidhje me skype për emisionin “Arena” nga Dritan Hila, Vargu ngriti shqetësimin e numrit të testeve.

Petrit Vargu: Me këtë numër testesh nuk do ta dimë kur do të jemi në pikë. Me këtë numër testesh ne shumë gjera na shkojnë pa u kuptuar. Jemi e vetmja hartë në botë që pjesën perëndimore e kemi me covid, ndërsa pjesën lindore e kemi pothuajse të pastër, sipas të dhënave që na jepen. Unë nuk besoj në këto të dhëna, unë mendoj që këtu problemi është tek metodika e testimit që bëjnë, e cila duhet të përmirësohet.

Vargu kishte rezerva edhe për komitetin e ekspertëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Petrit Vargu: Ka edhe shumë kolegë shumë të mirë të cilët janë lënë jashtë komitetit të ekspertëve dhe kjo më bën të dyshoj se këtu lajmet mbahen të hermetizuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?