Mjeku shqiptar në Itali tregon arsyen pse disa të rinj nuk mund t’ja dalin me koronavirusin
Mjeku shqiptar në Itali Shpëtim Baçi, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Ditë e Re” ku ka folur për situatën e koronavirusit në Itali.
Ai ushtron profesionin e tij si mjek prej 17 vitesh në repartin e mjekësisë së përgjithshme në një nga spitalet e qytetit të Parmës.
Dr. Baçi shprehet se situata nga koronoavirusi është qetësuar dhe rastet kanë filluar të bien më shumë.
I pyetur nga Arjoni se si ka mundësi që njerëz që nuk kanë asnjë lloj sëmundje, kur përballen me koronavirusin nuk ia dalin, doktori shprehet se mund të ndodhë për shkak të virulencës së sëmundjes apo e vajtura në spital me vonesë.
“Në 27 mijë të vdekur, gati 200 kanë qenë të rinj. Virulenca e sëmundjes e të vajturit në spital mbase dhe me vonësë mund të jetë shkak. Numri i pacientëve në spital në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit ka qenë shumë e lartë dhe na gjeti të papërgatitur. Brenda ditës vinin në spital shumë të sëmurë, shumë u infektuan edhe duke ndejtur në sallat e pritjes, shumë u infektuan edhe në shtëpitë e pleqëve sepse dendësia e të sëmurëve ishte e lartë”, shprehet Shpëtim Baçi.