Mjeku thirrje qytetarëve: Bëje për veten dhe të dashurit! Është më e lehtë sesa maska e oksigjenit
Teksa maska tashmë është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura publike, si një masë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, vjen një mesazh sensibilizues.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e mjekut Arben Baboçi, i cili u bën thirrje qytetarëve që të përdorim maskën, për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre.
“Është shumë më e lehtë të mbash këtë maskë, se sa maskën e oksigjenit. Bëje për vete, për të dashurit e tu e për të tjerët që të rrethojnë”, tha Baboçi.