Mjeku Troci: Ja protokollet që ndiqen për të trajtuar të infektuarit me COVID-19 në Itali
Mjeku kirurg në Itali, Albert Troci në një lidhje me skype për Ora News tha se në spitalin ku ai punon ndiqen dy protokolle për të trajtuar pacientet me Covid-19.
Mjeku përmendi ilaçin Tocilizumab dhe Remdesivir për pacientet që kanë simptoma më të rënda.
Albert Troci: Në spitalin tim janë dy protokolle që duket sikur kanë efikasitet, është pak shpejt të themi. Një vepron në atë që quhet ndalja e procesit inflamator që jep sëmundja. Është një ilaç që quhet Tocilizumab që vepron direkt në interleukinën 6, që është dicka që virusi e përdor për të dhënë një sistem imunitar, që nuk e shef më si dicka mike, por sulmon edhe mushkërinë, por nuk reagon kundër virsuit.
Protokolli tjetër është një ilac tjetër që është përdorur për Sars Covd të 2002, që quhet Remdesivir, ky ndihmon në uljen e ripërtëritjes së virusit, ky vepron direkt në virus, por jo në proces inflamator. Por kur duhet të përdoret ky ilaç është e vështirë, sepse duhet të ndiqet pacienti orë pas ore, këtu po flasim për pacientet që janë në gjendje kritike. Ka protokolle dhe për pacientet me simptoma më të lehta.
Përdoren ilaçe të ndryshme, më i përdoruri është ai që e dini dhe ju, hyrdoxychloroquine, ose chloroquine që njihet në Shqipëri, një ilaç që përdoret si për format reumatizmale, si dhe për sëmundjen e malaries, ku thuhet se kanë një efekt bashkë ilaçet e tjera. Ka shumë protokolle, por është shumë shpejt që të themi që ky është më i mirë se ky. Duhet të kemi parasysh edhe gjendjen e ilaçit, nëse është në dispozicion apo jo. Psh ai që përdoret për virusin ne e importojmë direkt nga Amerika. Kurse hyrdoxychloroquine është një ilaç që përdoret në tërë botën dhe është më i gjindshëm.