Mjeku Troci: Paradoksale që Shqipëria ka kaq shumë raste këtë periudhë, duhet bërë gjurmim

I ftuar në Ora News, mjeku Albert Troci, u shpreh se përgjigja për Shqipërinë tashmë nuk është Karantinimi, por gjurmimi i rasteve.

Ai tha se është paradoksale që ka kaq shumë të prekur në këtë periudhë, por shtoi se shpreson që shifrat në ditët në vazhdim të jenë më të ulta, shoqëruar me kujdesin e nevojshëm

Albert Troci: Përgjigja tashmë nuk është garantimin i gjithë popullsisë edhe pse kjo kjo ka ndodhur në disa vende të botës, duke u rikthyer në karantinë. Shpresoj që një gjë e tillë të mos ndodhë në Shqipëri dhe të jetë bërë një gjurmim dhe të evitohet një rishpërndarje e rasteve.

Sigurisht që është paradoksale që Shqipëria të ketë kaq shumë raste në ketë periudhë. Të dhënat do t’i shikojmë në ditët që do të vijnë dhe shpresojmë që do të jenë më të ulta, dhe të mundohemi që pas 2-3 muaj popullsia të ketë lirinë ka merituar me sakrifica. Duhet të ketë më shumë kujdes, si ka personale mjekësor, po ashtu edhe nga persona që kanë një pozicion publikë, pasi shikoj që disa thonë bëj si them unë, por jo si bëj unë. 

SHKARKO APP