Mjeshtri-kryeministër Edi Rama në Glasgou të Skocisë në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike bën foto me liderët e Botës
Kryeministri Edi Rama nuk lë rast pa ekspozuar veten e tij, por indirekt reklamon Shqipërinë.
Dje ishte në Glasgou, Skoci në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, pritur nga Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterre.
I gjatë në sallën e Konferencës botërore, sfidues në batuta, anglisht folës dhe frengjishtfolës ekselent kryeministri shqiptar nuk linte tavolinë pa takuar.
Fotot e postuara nga ai vetë nga kjo Konferencë tregojnë se mbetet mjeshtër propogande.

KOHA JONË SONDAZH

