Mjetet e tonazhit të rëndë drejt Astirit, pritet të nisë shembja

Mjetet e tonazhit të rëndë janë drejtuar drejt zonës së Astirit, e me sa duket pritet të nisë shembja e ndërtimeve pa leje.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për BalkanWeb se mjetet janë pozicionuar në qendër të rrugës, dhe pas tyre kompania ka filluar të zhvendosë dheun në trafik ndarëse, tani janë hequr dhe ka filluar mbushja me rërë.

Para pak ditësh filloi puna me heqjen e pemëve, më pas hoqën shtyllat e ndriçimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi banorët panë që punimet bëheshin natën kur ata ishin të lodhur, menduan një tjetër strategji duke thënë se do jenë të gati kur mjetet të shkojnë drejt banesave të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata janë shprehur se do ketë revoltë me qeverinë nëse nuk dëmshpërblehen me çmimin e tregut.

Gjithashtu në rrugë janë vendosur bordura betoni për të lejuar qarkullimin, edhe pse me shumë vështirësi. Tani punojnë vetëm me 2 sense në korsi lëvizjeje nga pallati me shigjeta tek sheshi Shqiponja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?