Mjeti del nga rruga, vdes e moshuara, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur ” Ura e Pesjakës”, në Maqellarë të Dibrës.

Policia njofton se mjeti me targë AA 138 RP , me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, ndërsa ka humbur jetën nëna e tij, 79 vjeçarja me inciale A.K.

E moshuara ka humbur jetën rrugës për në spital. Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut. /Abc News

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Aksidenti ne Diber | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?