Mjeti përplas 50-vjeçarin me biçikletë dhe largohet

Një 50-vjeçar u aksidentua mbrëmjen e së hënës në Elbasan.

Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, pranë një qendre tregtare, ku shtetasi Remiz Korra u përplas nga një automjet ndërsa po lëvizte me biçikletë.

I plagosuri u dërgua për ndihmë mjekësore në  spitalin  Kirurgjik të Elbasanit, ku edhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?