MM: Transporti i pjesëve të aeroplanëve MIG, Rinas-Kuçovë, nuk përbën rrezik
Ministria e Mbrojtjes deklaroi sot se materialet që po transportohen nga Rinasi në Kuçovë, serbatorë karburanti të aeroplanëve MIG, nuk përbëjnë rrezik.
Në një njoftim për mediat pasditen e së martës, MM bënë të ditur se “në përgjigje të shqetësimit të disa qytetarëve përsa i përket materialeve të paraqitura ne media si të rrezikshme, bëjmë me dije për opinionin publik se bëhet fjalë për transport materialesh, kryesisht skrap, nga Rinasi për në Kuçovë, nga Forcat Ajrore. Më konkretisht sqarojmë se, nuk bëhet fjalë për predha apo materiale të rrezikshme, por për serbatorë karburanti të aeroplanëve, tashmë të dalë jashtë përdorimit si “MIG” etj., të cilët i nënshtrohen protokollit të transportit të zakonshëm, pasi nuk përbëjnë asnjë rrezik për popullatën apo ambientin”.
“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për transportin e materialeve të rrezikshme si, municione, kimikate etj., kanë procedura shumë të qarta dhe strikte, të miratuara nga ministri i Mbrojtjes dhe referuar standardeve te vendeve të BE, në të cilat në çdo rast veprohet dhe zbatohet me rreptësi protokolli i miratuar”, thuhet në deklaratën e MM.
KOHA JONË SONDAZH

