Modelja serbe: U mora vesh me Edi Ramën, Serbia fiton 2:1!

Modelja serbe, Natas Saviaj ka thënë se është marrë vesh para ndeshjes me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Bukuroshja serbe, Natasa Savija e ka bërë publikisht këtë deklaratë “bombastike”  për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë që do të zhvillohet sonte në “Elbasan Arena”.

Ajo gjatë një show televiziv ka thënë se për rezultatin e ndeshjes është marrë vesh me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por nuk tregoi formën sesi është marrë vesh me kreun e qeverisë shqiptare.

Ajo tha vetëm, se “Unë jam marrë vesh me Edi Ramën për rezultatin e sakët. Serbia do ta fitojë ndeshjen, me rezultat 2:1.” theksoi Natasa Savija.

SHKARKO APP