Moisi Habilaj flet për Saimir Tahirin

“Ndëshkime shembullore”, kështu i përshkruajnë mediat italiane pretencën e Prokurorisë së Katanias për bandën e Habilajve. Pas një viti, Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka çuar dosjen në Gjykatë, ku kjo e fundit do të vendosë për fatin e bandës. Për Moisi Habilajn, Prokuroria ka kërkuar 18 vite burg, i cili ndodhet pas hekurave prej fundvitit të 2017.

Gjithashtu pretenca është edhe për shqiptarët e tjerë që ishin nën hetim: Për Meridian Sulajn u kërkua 12 vite burg. Për Nazer Seitajn, i konsideruar si financieri i grupit, janë kërkuar vetëm 6 vite burg. Ndërkohë që është kërkuar shfajësim për Fatmir Minaj. Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj, Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë. Për William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet e katër muaj dhe gjashtë mijë euro gjobë.

Mediat italiane specifikojnë se po vazhdojnë hetimet për lidhjet e qeveritarëve me këtë grup kriminal dhe bën të ditur se është parë me lupë zmadhuese, i afërmi politik i Habilajt, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Media italiane bën të ditur në veçanti se: “Hetuesit shqiptarë arritën në fund të muajit dhe të gjitha pyetjeve të tyre në burgun e Bicoca, Moisi Habilaj vendosi t’u përgjigjet por përmbajtja e procesverbalit për momentin nuk u bë e ditur”,-ndërsa në përfundim theksohet: “Dyshimet për bashkëpunimin e supozuar të qeveritarëve me trafikantët vazhdojnë”. Hetimet italiane, të kryera nga policia e financave, u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. I afërmi politik i Habilajt është nën vëzhgim. Tahiri ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat por hetimi kundër tij vazhdon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Itali, magjistratët shqiptarë arritën në muajt e fundit. Në pyetjet e tyre, në burgun Bicocca, Habilaj vendosi të përgjigjet por përmbajtja e procesverbalit, të paktën për momentin, nuk u zbulua. Për këtë grup, hetime janë duke u kryer edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa nën sekuestro preventive janë vendosur miliona euro pasuri, mes tyre apartamente dhe biznese në pronësi të familjes Habilaj. Ky grup furnizonte me kanabis zonat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës, në Itali, ndërsa në Shqipëri rezultoi se Habilajt kishin dhe përkrahjen e policisë lokale të Vlorës, duke shmangur kontrollet si gjatë trafikimit me peshkarexha apo gomone edhe gjatë kultivimit në parcela që nuk asgjësoheshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në hetimet italiane, ishte edhe një fashikull për krimet e kryera në Shqipëri, për mbështetjen politike ndaj Habilajve. Ish-ministri Tahiri gjithnjë i ka hedhur poshtë akuzat por hetimet ndaj tij vijojnë. Grupi Habilaj u godit në tetor 2017, ndërsa Nazer Seiti u prangos në Vlorë për t’u ekstraduar më pas drejt Italisë. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit Habilaj ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?