“Moj Serbi rrjetën ta shpova” – Xhaka mesazh për Serbinë

Mesazhi i Granit Xhakës menjëhërë pas ndeshjes është nga ato që mbahen mend. “Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojn Granit Kosova”.

E kishte ëndërruar Kosova të ndodhte kështu, e kishte parë Serbia në makthet më të errëta. Edhe humbjen do ta kishin pranuar me një mënyrë tjetër, por jo me golat e dy shqiptarëve që përmbysën avantazhin provizor të Mitrovic, duke bërë xhestin që i turbullon aq shumë.

Dy duar të bashkuara në formën e shqiponjës dykrenore, i sollën në memorie ngjarjet e tetorit të 2015 kur në Beograd gjërat dolën jashtë kontrollit në ndeshjen me Shqipërinë, kombëtaren që i la pas për të marrë vendin e saj në Euro 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 22 qershor të 2018, historia përsëritet. Zvicra ishte përfaqësuesja, por shqiptarë ishin lojtarët që e dënuar për herë të dytë Serbinë. madje edhe shtypi ndërkombëtar, i ka bërë jehonë pikërisht vlerës së lojtarëve Shaqiri e Xhaka dhe xhestit të tyre në festimin e fitores…

Swiss Digital Mobile Reklama

“Falë dy shqiptarëve kombëtarja e Zvicrës ëndërron të shkojë më lartë”, komenton Gazeta Blic.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?