Mojkom Zeqo: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, shpresa e vetme për Shqipërinë

Historiani Mojkom Zeqo, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar, në monologun e mbajtur nga gazetari Adi Krasta. Gjatë fjalës së tij, Zeqo i thuri elozhe qëndresës së artistëve për mbrojtjen e teatrit, ndërsa i quajti ata si e vetmja shpresë për Shqipërinë. Sipas tij, lëvizja për mbrojtjen e teatrit është e rëndësishme sepse nuk është manipuluar siç ndodhi me lëvizje të tjera, siç ishte ajo e studentëve.

Mojkom Zeqo: Unë them që gjërat në Shqipëri vijnë gjithmonë me vonesë. Unë këtu me bindje të thellë e them këtë, veç lëvizjes për teatrin që mbanin gjallë një kauzë lirie, jeni e vetmja shpresë. Keni ditur të mbijetoni, keni ditur të organizoheni megjithë kundërshtimeve, keni ditur të mos i bindeni tabuve. Duhet të gjithë qytetarët të mendojnë si heronj. Kjo strukturë mendore është sot këtu e pranishme. Është shumë e rëndësishme në të gjitha pikëpamjet, ku gjithë kjo veprimtari nuk jepet as nga mediat. Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme, sepse disa lëvizje të tjera siç ishte lëvizja e studentëve, u manipulua.  

Zeqo nuk i kurseu kritikat as për shkrimtarët, të cilët i quajti klientelistë. Ai tha se minoranca ka përfaqësuar maxhorancën e popullsisë në Shqipëri gjatë 30 viteve të demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mojkom Zeqo: Elitat politike kanë qenë gjithmonë klienteliste. Ne sot jemi të dominuar nga e keqja. Mua më bën përshtypje, shkrimtari që duhet të jetë një qenie e lirë, janë klientelistë. Shkrimtari nuk i përket partive. Ato duhet të ishin institucione të hapura, ku të rreshtoheshin njerëzit dhe të bëhej përfaqësimi politikë. Në Shqipëri minoranca ka përfaqësuar maxhorancën. Përfaqësimi politik presupozon që deputeti të jetë qenie ligjvënse. Pas 30 vjetësh, ne kemi klasë politike qesharake sa nuk mund të kuptoj dot se mund të kemi deputetë më dobët se sa në fillimet e demokracisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?