FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Mokra n’Fest”, Rama fton qytetarët: Ekziston një vend ku fyelli zgjon malet dhe daullja rreh në të njëjtin ritëm me zemrat

”Mokra n’Fest” është një nga festat lokale dhe tradicionale në juglindje të vendit. Teksa fton qytetarët që t’i bashkohen këtij eventi, kryeministri Edi Rama shkruan se ekziston një vend ku fyelli zgjon malet dhe daullja rreh në të njëjtin ritëm me zemrat. Ai shton që kjo nuk është vetëm një krahinë që të fton ta vizitosh, por edhe ta jetosh.

”Ekziston një vend ku fyelli zgjon malet dhe daullja rreh në të njëjtin ritëm me zemrat. Ku vallja nuk është vetëm kërcim, por trashëgimi. Ku duart që gatuajnë lakrorin dhe kulaçin ruajnë shijen e brezave, e ku çdo gur e çdo shteg ka një histori për të treguar. Kjo është Mokra. Një krahinë që nuk të fton vetëm ta vizitosh, por ta jetosh. Më 8 gusht, te Ura e Gurit në Golik, tradita merr jetë/ Mokra n’Fest 2026 ju pret”,-shkruan Rama.

Mokra n’fest” njihet si festa e kulaçit dhe e dollisë, e njohur për një histori dhe traditë tepër të veçantë, si dollia me 101 shëndete. Pjesë e saj janë gatimi i kulaçit, lakrorit, reçelrave, komposteve etj. por ndërkohë nuk munguan vallet, këngët, lojërat në natyrë dhe eksperienca e veçantë e shëtitjeve me kuaj. Të shumtë janë edhe qytetarë nga zona të ndryshme të vendit që i janë bashkuan kësaj feste në të cilën promovohen prodhimet e zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?