FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Mollë sh*rri” një vajzë! Pë*plasja mes 30-vjeçarit dhe pronarëve të biznesit në Shijak

Një 36-vjeçar mbeti i plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në Xhafzotaj të Shijakut. Autor i dyshuar është identifikuar si Arbër Hoxha, 30 vjeç. Dy persona që janë konfliktuar me njëri-tjetrin paraprakisht, kanë qëlluar me armë para një dyqani që tregton aksesorë për automjete në anë të rrugës Durrës-Shijak. Në konflikt kanë qenë të pranishëm dhe persona të tjerë, mes të cilëve dhe i plagosuri.

Gjurmët e plumbave të shumtë janë të dukshme në vendin e ngjarjes, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë Enidor Dedja, 36-vjeç nga Shijaku, shok i dy vëllezërve, pronarë të subjektit tregtar ku ndodhi ngjarja.

Ngjarja rezulton të jetë pasojë e një konflikti për motive të dobëta që ka nisur mes njërit prej pronarëve të subjektit dhe autorit të dyshuar për ngacmimin e një vajze. Këtë të premte palët kanë vendosur të takohen “për t’u sqaruar”, por janë përfshirë në një sherr fizik dhe shkëmbim zjarri gjatë të cilit mbeti i plagosur 36-vjeçari Dedja që është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas të shtënave autori i dyshuar Arbër Hoxha është larguar me shpejtësi me një automjet tip Ford Fiesta nga vendi i ngjarjes, ndërsa për disa orë ekspertët dhe grupi hetimor kanë qëndruar në vendngjarje për të siguruar provat dhe sqaruar plotësisht rrethanat e krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pjesë e gëzhojave të plumbave që janë qëlluar nga njëra prej dy armëve të përdorura nuk është gjetur. Paraprakisht dyshohet se të përfshirët në këtë ngjarje janë përpjekur të fshehin provat.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?