Molotovët tek Xhamia e Namazgjasë, Imami: Një pjesë e besimtarëve kanë mbetur brenda

Situatë problematike raportohet ende tek xhamia e Namazgjasë, drejt së cilës u hodhën molotovë. Një imam tregoi se një pjesë e besimtarëve kishin mbetur brenda në xhami, ndërsa në zonë është hedhur edhe shumë gaz lotsjellës.

”Ne nuk merremi me protesta, mundohemi t’i nxjerrim vëllezërit myslimanë pa bërë dëm. Jemi në muajin e Ramazanit, ishalla e kalojmë me sukses. Bëjmë thirrje policisë dhe popullit të mos përzihen në xhami, ne vazhdojmë punën e Namazit. myslimanëve u urojmë qetësi.

Ishim në Namaz, po mundohemi të qetësojmë njerëzit dhe të dalin në qetësi. Një pjesë janë brenda, një pjesë është jashtë, nuk po dinë ku të dalin, po mundohemi t’i orientojmë”, tha imami për Report Tv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?