Moment drithërues, shihni si babai i Xhuljano Bullarit mëson ‘live’ se i kanë vrarë të birin (VIDEO)
Xhuljano Bullari u gjet sot i ekzekutuar me armë zjarri në Babocë të Vlorës. Babai i tij e ka marrë vesh rastësisht vdekjen e të birit, teksa gazetari i një medie po raportonte ‘live”.
Në momentin që gazetari thotë se është identifikuar viktima dhe se bëhet fjalë për 25-vjeçarin Xhuljano Bullari, burri që ndodhej pas tij hedh një gur në tokë dhe vë duart në kokë, duke thënë: Mos!
Ai rezultoi të jetë babai i 25-vjeçarit, i cili në atë moment e kuptoi se djali i ka ishte vrarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Babicë. Xhuljan Bullari, 25 vjeç me origjinë nga Elbasani, banues në Babrru të Tiranës është qëlluar 3 herë me armë zjarri nga autorët, por plumbi në kokë i ka shkaktuar vdekjen. Bullari ka qenë i dënuar më parë për trafikim klandestinësh.
KOHA JONË SONDAZH

