Momenti i fatit që shpëtoi biznesmenin nga pakoja me tritol

Ky është momenti kur eksplozivi shkëputet nga pjesa e poshtme e makinës se biznesmenit te hidrokarbureve dhe qe fatmirësisht nuk shpërthen.

Ne pamjet ekskluzive të siguruara nga Vizion Plus nga kamerat e sigurisë, shihet qarte se Nuredin Suli i ka shpëtuar mrekullisht atentatit.

Sapo mjeti tip Benz ka filluar te lëvize për të dalë nga garazhi i qendrës tregtare 300 grame eksploziv C4 i lidhur me një celular, ra nga vendi, ku ishte vendosur prej autoreve.

Menjëherë sapo u konstatua pako me lenden shpërthyese, policia berri rrethimin e vendit te ngjarjes. Shihni pamjet.

SHKARKO APP