Momenti kur laçianët arrestohen me 11 kallëpe tritol
Ky është momenti kur dy persona në Tiranës u arrestuan me 11 kallëpe tritol. Operacioni i koduar “Dërgesa”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Ndue Bushati, 27 vjeç, banues në Mamurras dhe Maliq Lika, 24 vjeç, banues në Laç.
Ministria e Brendshme publikoi pamjet e momentit kur arrestohen të rinjtë, si dhe sekuestrohet qesja me 11 kallëpe lëndë eksplozive me peshë 450 gramë.
Porosia për trilotin ishte bërë nga 24 vjeçari Lika, i cili do ta transportonte për në Tiranës.
Ende nuk dihet se cili ishte destinacioni përfundimtar i lëndës shpërthyese dhe nëse do të përdorej për ngjarje kriminale.

KOHA JONË SONDAZH

