Momenti kur Tahiri futet te Krimet e Rënda, miqësor me policët që e shoqërojnë

Ndërkohë që mediat prisnin ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të dilte nga hyrja e pallatit të tij, ku është në arrest shtëpie, për të shkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do verifikohej masa e sigurisë, ai është parë në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë. Edhe në Gjykatë ish-ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qëndruar larg fokusit të medias.

Ajo që ra në sy ishte mënyra sesi ai ka përshëndetur punonjësit e policisë që e kanë shoqëruar nga makina e policisë, deri tek salla ku do zhvillohej seanca.

Ish-ministri Tahiri duket i qetë dhe i qeshur, duke komunikuar lirshëm me policët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, para fillimit të seancës, avokati i tij Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të./BW/

Swiss Digital Mobile Reklama
Momenti kur Tahiri futet te Krimet e Rënda, përshëndetja e “çlirët” me policët që e shoqërojnë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?