Monika Kryemadhi batuta me gazetarët para GJKKO: Mirin e kam shok, s’jam e pavarur

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore. Në këtë proces ajo paraqet argumentet në mbrojtje të saj, së bashku me Ilir Meta dhe tre të pandehur të tjerë.

Para hyrjes në sallën e gjyqit, Kryemadhi shkëmbeu batuta me gazetarët e pranishëm, madje duke i filmuar edhe me telefonin e saj celular.

“Ma jep një celular t’i regjistroj edhe unë pak, shih sa të bukur janë. Mos u bëj kaq kurrnac me celularin. Jeni yje, yje. Si kam ardhur sot si intelektuale. Këta janë yjet e Big Brother-it tim. Pse vetëm ju të filmoni, unë të mos ju filmoj?”, u shpreh ajo me tone ironike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk munguan as komentet lidhur me rolin e saj si opinioniste në spektaklin televiziv Big Brother VIP Albania.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pyetur për mbrojtjen ndaj Ilir Metës, Kryemadhi u shpreh: “Nuk pyetem pse mbroj Mirin. E kam shok, unë s’jam e pavarur si këto gjykatat këtu. Ika se sot kam mbrojtjen, kam bërë gjithë këto letrat gati.”

Seanca pritet të vijojë me paraqitjen e argumenteve të mbrojtjes nga palët e përfshira në proces.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?