Monika Kryemadhi dorëzon dosjet tek misioni i ODIHR-it, me shkeljet e qeverisë për 25 prillin

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë deklaruar se nuk i njohin zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për vjedhje dhe manipulim të votave.

Delegacioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR, zhvilloi mëngjesin e kësaj të mërkure, një takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në selinë e partisë.

Siç shihet edhe në foto, Kryemadhi i ka dorëzuar kryesueses së OSBE-së, dy dosje me shkeljet gjatë procesit zgjedhor të zhvilluar më 25 prill. Opozita i ka dorëzuar edhe një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të marrë në dorë pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tyre, OSBE-ODIHR ka dhënë një “koment” paraprak lidhur me zgjedhjet parlamentare, ku vunë theksin mbi vjedhjen e votave dhe ndikimin e administratës në proces, ndërsa raporti final pritet që të dorëzohet më 28 maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?