Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK prova të reja për inceneratorin e Elbasanit

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është thirrur sot në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se Kryemadhi është thirrur në cilësinë e personit qe ka kallëzuar inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohë bëhet e ditur se Kryemadhi, përveç se do t’u përgjigjet pyetjeve te prokurorëve, do të dorëzojë prova të reja lidhur me këtë skandal.

Sot jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të Inceneratorit të Elbasanit për të vazhduar dhe verifikuar dokumentacion dhe për të shtuar prova të tjera. Gjeja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces, i verifikimit të dosjeve të inceneratorëve, nuk është thjeshtë çështja e një individi por sistemit që ka funksionuar në administrim dhe grabitjen e parave. Sot prova për mashtrim dhe vjedhje parash me inceneratorin e Elbasan”, tha Kryemadhi në një pronocim të shkurtër për mediat.

SHKARKO APP